MPB sqaron: Emigrantët nga Gjevgjelia deri në Austri nuk do të dërgohen me linjë të drejtpërdrejtë

Transporti emigrantëve  nga Gjevgjelia deri në Austri nuk do të bëhet me linjë të drejtpërdrejtë, por secili vend i rutës të Ballkanit Perëndimor në veçanti do të organizoj transportin e emigrantëve deri në destinacionin e tyre final, ku kanë qëllim të kërkojnë azil, shpjegojnë për “Meta” nga MPB.

Ajo që është arritur si marrëveshje në takimin e sotëm të drejtorëve të policive të pesë vendeve nga ruta e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia, Austria, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia është dokumenti i ri i standardizuar për profilimin dhe regjistrimin e emigrantëve, që do të përfundoj në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë në Gjevgjeli.

Ky dokument me të dhënat e nevojshme do t’u jetë i domosdoshëm emigrantëve gjatë rrugës së tyre nga Maqedonia deri në Austri ose ndonjë vend tjetër të BE-së, ku do të kërkojnë azil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button