Lëkundet 24 prilli, momente të reja për datën e zgjedhjeve

Vetëm një ditë përpara vlerësimit të ndërkombëtarëve për vlerësuar se a janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill, ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e Përzhinos, në sipërfaqe kanë dal momente dhe qëndrime të reja të një pjese të partive nënshkruese, që vënë në pikëpyetje 24 prillin. Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot nuk saktësoi datën 24 prill për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme por ai tha se duhet të arrihet një konsensus midis katër partive politike, njofton TV21.  

“Me rëndësi është se marrëveshja e arritur, nuk mund të cenohet pa pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Duhet konsensus siç është arritur me konsensus, dhe nëse mendon dikush që duhet të ndryshohet po ashtu me konsensus mund të ndryshohet”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.   

Ndërkohë, edhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski tha se për zgjedhjet vendos populli, dhe se sipas tij, Maqedonia do të fitojë përballë kësaj krize të imponuar nga LSDM.

Edhe ish-kryeministri Gruevski nuk përmendi në asnjë rast datën e 24 prillit ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e Përzhinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button