Takimi Zaev-Kasami: Nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill (VIDEO)

Në frymë të takimeve me partitë opozitare në lidhje me zhvillimet aktuale politike, sot Lëvizja BESA realizoi një takim me partinë LSDM. Në takim ishin të pranishëm kryetari i Lëvizjes Bilall Kasami dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Realizuam një bashkëpunim në vazhdën e takimeve me partitë opozitare, ku u bisedua për situatën politike aktuale në të cilën gjendet Maqedonia dhe për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të ardhshme. Me ç’rast e përsëritëm qëndrimin e Lëvizjes BESA se, para se të bisedohet për datën e zgjedhjeve, më me rëndësi është nëse kemi kushte për zgjedhje fer të lira, e demokratike. Zgjedhje që do ishin të pranuara nga gjithë faktorët politik, zgjedhje të cilat do ta kthejnë besimin në sistemin demokratik në vend. Në këtë pikë mund të themi se ishte pajtueshmëri e të dyja subjekteve politike, që zgjedhjet nuk janë të mundura të realizohen më 24 Prill, me çka para se të bisedohet për datën e zgjedhjeve definitivisht duhet të merremi vesh se a jemi të gatshëm të gjitha subjektet politike të krijojmë kushte për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike”, tha kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

Në këtë frymë është shprehur edhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev.

“Edhe njëherë ritheksuam se përse më 24 Prill nuk mund të ketë zgjedhje të lira, dhe se nuk janë plotësuar as kushtet minimale për realizimin e këtyre zgjedhjeve”, duke shtuar se në këtë takim u bisedua për probleme zgjedhore, dhe situatën aktuale politike në përgjithësi, por jo për çështje tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button