LR-PDSH: Përfaqësim katastrofal i shqiptarëve në institucionet e Drejtësisë

“Edhe pse BDI është në pushtet dhe udhëheqë me ministrinë e drejtësisë, përfaqësimi i shqiptarëve në këtë dikaster është katastrofal. Gjatë ditës së djeshme janë ndarë certifikatat e gjeneratës së pestë të kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë publik nga akademia “Pavel Shatev”, ku shihet qartë përfaqësimi i dobët i shqiptarëve”, reagojnë nga Lëvizja për Reforma në PDSH.

LR-PDSH jep disa të dhëna të cilat, sipas tyre:

Në gjykatën themelore “Shkup 1” nga 71 të certifikuar vetëm 7 janë shqiptar;

Në gjykatën themelore “Shkup 2” nga 83 gjykatës dhe prokurorë të certifikuar vetëm 8 janë shqiptar;

Në gjyqin themelor të Tetovës nga 28 gjykatës dhe prokurorë vetëm 9 janë shqiptar;

Në gjykatën themelore të Kumanovës nga 29 të certifikuar vetëm 5 janë shqiptar;

Në gjykatën themelore në Strugë nga gjithsej 14 të certifikuar vetëm 4 janë shqiptar;

“Sipas gjithë këtyre të dhënave faktike, përfaqësimi i dobët i shqiptarëve në institucionet gjyqësore është në masë mjaft të vogël, ndërsa kjo nuk e shqetëson aspak partinë shqiptare në pushtet BDI, dhe as ministrin shqiptar të drejtësisë. Kërkojmë nga kjo ministri dhe partia në pushtet BDI që të angazhohen për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet gjyqësore, që është edhe konform Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo shumë e përfolur nga BDI”, shtojnë nga LR-PDSH. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button