Izraeli mban të burgosur 5,000 palestinez, përfshirë 200 fëmijë

Në një deklaratë nga Klubi i të Burgosurve Palestinez, të bërë në Ditën e të Drejtave të Njeriut, tha se 95% e atyre që mbahen të burgosur në burgjet izraelite janë subjekt i torturave.

Forcat okupuese izraelite torturojnë mizorisht të arrestuarit dhe mbajn padrejtesisht nëpër burgje dhe çeli fëmijë, gra e burra palestinez.

“Izraeli aktualisht është duke mbajtur nëpër burgje rreth 5.000 palestinezë, duke përfshirë 200 të mitur dhe 200 gra, ka bërë të ditur Klubi i të Burgosurve Palestinezë, transmeton Mesazhi.

“Forcat okupuese izraelite vazhdojnë të bëjnë shkelje të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke përfshirë ato mbi të drejtat e njeriut, duke abuzuar palestinezë që mbahen në 26 burgje të ndryshme dhe qendra të paraburgimit”-vazhdon më tej kjo OJQ.

Sipas raporteve, mbi 1,400 të burgosur palestinezë kanë probleme serioze mjekësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button