Igli Tare mes Interit dhe Shqipërisë

Me Lacion në krizë prej muajsh, dhe Igli Tare ka nisur tashmë të mendohet lidhur me të ardhmen e tij.

Drejtori sportiv i bardhëkaltërve është një prej emrave më të përfolur kohët e fundit në merkaton e drejtuesve në Itali, pasojë e interesimit që ka shfaqur për të pronari i ri i Interit, Erick Thohir.

Indoneziani, sipas asaj që kanë raportuar vazhdimisht mediat italiane dëshiron t’i ofrojë drejtimin e sektorit sportiv të klubit pikërisht shqiptarit, ndërsa një tjetër hipotezë dhe pse jo për të tashmen, për të cilën ka shprehur dhe dëshirën Igli Tare është të marrë një ditë drejtimin e përfaqësueses shqiptare.

Gjithsesi për momentin Tare nuk dëshiron të lëvizë nga kryeqyteti madje po bën maksimumin që të ulë të krye të bardhëkaltërve Murat Yakin, ish koleg i tij te Kaiserslautern, që e kishte ftuar dhe në dasëm pak kohë më parë.

Yakin aktualisht drejton Bazelin por një ofertë nga Italia do ta tundonte jo pak. Afrimi i mundshëm i zviceranit në stol do të blindonte akoma më shumë dhe pozitat e tij në klub, ndërsa largimi i Petkovic dhe një afrim i mundshëm i Edy Rejas mund të shkaktonte dhe një largim të menjëhershëm të Tares nga klubi, pasi marrdhëniet me ish-tenikun kanë qënë gjithmonë të tensionuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button