PDK nën presion të degëve

Humbja e Partisë Demokratike të Kosovës në shumicën e komunave të mëdha gjatë procesit të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, nuk pritet të kalojë pa ndëshkime.

Përfaqësues të degëve të PDK-së në Gjilan, Ferizaj e Mitrovicë, ku kjo parti dështoi ta vazhdojë qeverisjen edhe për një mandat kanë filluar të kërkojnë llogari brenda dhe jashtë degës për humbjen e pësuar në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Madje disa anëtarë të këtyre degëve kritikojnë edhe drejtuesit e partisë se kanë punuar pak në fuqizimin e strukturave dhe degëve, duke kërkuar që pas kësaj humbje, edhe drejtuesit e partisë të reflektojnë. E zhgënjimi më i madh i PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale, llogaritet të jetë humbja e qeverisjes në komunën e Gjilanit.

E për humbjen e kësaj komune, dikush po kërkon që të jepet llogari. Është ish kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ai që po mendon se dikush duhet të japë llogari për humbjen e qeverisjes në këtë komunë. Por, para se të ndodh kjo, sipas tij, duhet të bëhet një analizë e zgjedhjeve për të parë se çfarë ka shkuar keq./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button