Ndërtohet Shtëpia e Oficerëve, objekti i fundit nga projekti “Shkupi 2014”

Ka filluar ndërtimi i objektit të fundit nga projekti “Shkupi 2014”, në qendër të qytetit, hotel dhe Shtëpia e Oficerëve, mbas të cilëve në vend të shtetit, qëndron një investitorë privat grek. Edhe pse hapësira për ndërtimin e shtëpisë së oficerëve, ku do të ketë një shtëpi qytetare dhe një hotel, në qendrën “Maqedonia”, ka filluar të pastrohet që në fillim të vitit, punët ndërtimore kanë filluar para pak kohe.

Investitori i objekteve, biznesmeni i njohur grek, Demetris Kondaminas, në vitin 2011, u bë pronarë i parcelës për 625 mijë euro, me kusht që të ndërtojë këto objekte, sipas projektit të përcaktuar  “Shkupi 2014”. Pas ndërtimit të Shtëpisë së Qytetit, e cila është rindërtimi i shtëpisë së dikurshme të oficerëve, objekti duhet t’i  jepet në pronësi shtetit. Në këtë objekt të ri duhet të funksionojë pjesa rezidenciale e kryetarit të Shkupit dhe shërbimi amë.

Lajme të ngjashme

Back to top button