Adelina e Vali, çifti më i bukur në estradë

Përveç që është pagëzuar si diva e skenës shqiptare, e shumë shpesh edhe si femra më e bukur, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili e merr edhe një ‘çmim’ nga fansat e saj.

Ndonëse ishin publikuar foto të shumë çifteve të njohur të skenës sonë siç janë, Vesa Luma e Big Basta, Miriam Cani e Alban Skenderaj, Mihrije Braha e Naim Abazi, Soni Malaj e Mirko e shumë emra të tjerë, këngëtarja Adelina Ismaili bashkë me të dashurin e saj Valin, shpallen si çifti më i bukur në estradë, duke marrë pas vetes shumë komente e pëlqime nga ana e shumë komentuesve në rrjetin social ‘Facebook’.

Ndryshe edhe pse Adelina ka kohë që nuk ka ardhur në publik me ndonjë risi, ajo ka qenë e pranishme në shumë mbrëmje muzikore ku ka dëshmuar edhe një herë që është këngëtarja më e kërkuar në skenën tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button