Han: Zgjedhjet e 24 prillit varen nga vlerësimet e OSBE-së dhe KSHZ-së

Euro-komesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, sot për MIA-n ka refuzuar të tregojë se kur do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, megjithatë ka konfirmuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, se a do të mbahen më 24 prill apo jo, do të varet nga OSBE-ODIHR dhe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për atë se a do sigurohen kushte për mbajtjen e tyre, transmeton Portalb.

Megjithatë, është e mundur që eurokomesari fare të mos vijë në Maqedoni dhe t’ua lë, përfaqësuesve të jashtëm diplomatik në Maqedoni, gjegjësisht, ambasadorit të BE-së, Aivo Orav dhe të SHBA-së Xhes Bejli, që të tregojnë se a ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

“Kemi pasur marrëveshje në qershor/korrik të vitit të kaluar dhe një pjesë e kësaj marrëveshjes dhe pjesë e kësaj marrëveshje është edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por, nuk mund t’u jap përgjigje për momentin. Varet nga rezultati i institucioneve ndërkombëtare dhe të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, vlerësimit të tyre për pjekurinë e përgatitjes së zgjedhjeve. Pastaj ata duhet të sjellin vendim”, theksoi Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button