Galaxy S7 dhe S7 Edge, ja sa kushtojnë

Të dielën e ardhshme pritet që “Samsung” të prezantoje telefonat më të rinj smart, Galaxy S7 dhe S7 Edge. Një javë para janë zbuluar edhe çmimet e këtyre pajisjeve. Galaxy S7 do të kushtojë 700 euro, ndërsa S7 Edge 800 euro.

Porositë para kohe mund të bëhen që nga data 21 shkurt, ditë edhe kur do të prezantohen telefonat, ndërsa në dyqane do të jenë nga data 11 mars. Galaxy S7 do të ketë një ekran prej 5.1-inç, ndërsa S7 Edge 5.5-inç ekran, e njëjta madhësi sa ekrani i iPhone 6 Plus. Rezolucioni i S7 do të jetë 2560×1440 pixel, 12MP kamerë kryesore, 5MP kamera përpara, 4GB RAM dhe 64GB memorie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button