Maqedoni, gjuhët e huaja dhe rinia, sa janë ata të përgatitur?

Zhvillimi i gjithanshëm, sidomos viteve të fundit, mësimin e gjuhëve të huaja po e shndërron në domosdoshmëri për të rinjtë ambiciozë, me ambicje të shëndosha për të një të ardhme më të mirë. Këtë për Portalb e pohojnë  mesimdhënësit e gjuhëve të huaja, raporton Portalb.mk.

Fatmire Isaku, profesoreshë e Gjuhës angleze në UT, tha për Portalb:

“Mësimi i gjuhës angleze sot është bërë nevojë e patjetërsueshme. Arsyet pse të rinjtë e mësojnë këtë gjuhë janë të ndryshme. Interesimi i tyre për mësimin e gjuhëve të huaja, është më i madh në krahasim me të kaluarën. Ky interesim paraqitet për shkak se gjuha angleze është shndërruar sot në gjuhë globale, e ndikuar nga teknologjitë e reja të cilat kanë terme për të cilët nuk mund të gjejmë fjalë adekuate në gjuhën shqipe. Kjo e lind nevojën që t’i përdorim të njëjtat si huazime”.

Ndërsa, profesoresha e anglishtes Remzije Nuhiu thotë: “Nevoja për të komunikuar me pjesët tjera të botës i kushtëzon të rinjtë që të kenë më shumë interesim për mësimin e gjuhës angleze”, raporton Portalb.mk.

Megjithatë, vijon ajo, kjo nuk është e vetmja arsye, sepse ka dhe të tjerë që e mësojnë gjuhën angleze për të komunikuar dhe studiuar jashtë vendit, kurse disa e mësojnë për gjetjen e një vendi pune.

Për profesorin e Gjuhës frënge, Dëfrim Saliun, njohja e gjuhëve të vuaja aktualisht është ndër peioritetet në shkollimin e të rinjëve. Frëngjishtja, fjala vjen, si gjuhë e kulturës, shkencës dhe diplomacisë…, mësohet nga të rinjtë për arsye të ndryshme dhe me të vetmin qëllim që t’ju ndihmojë atyre në tejkalimin më të lehtë të sfidave të cilat i presin në të ardhmen.

Mirfat Sejrani – jurist i diplomuar, mendon se zotërimi i një apo më shumë gjuhëve në kohën aktuale është pothuajse i domosdoshëm, raporton Portalb.mk.

“E njoh gjuhën maqedonase dhe atë angleze. E para është e domosdoshme në vendin tonë, ndërsa ajo angleze është e domosdoshme në jetë, sepse kudo flitet anglisht”.

Të rinjtë kryesisht janë të prirur që t’i mësojnë gjuhët të cilat u ndihmojnë në aspektin e shkollimit, punësimit por edhe për të shtuar dijen dhe CV-të e tyre. Shumica prej tyre e dinë mirë rëndësinë e gjuhëve të mëdha të botës, por ka dhe të tillë që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund t’i mësojnë ashtu siç duan, raporton Portalb.mk.

“Sot pa gjuhën angleze nuk vlen asgjë, fut këtu edhe atë maqedone, sepse gjithçka në këtë shtet funksionon maqedonisht. Ndihem pak keq që me njohjen e gjuhëve të huaja nuk qëndroj mirë, ngase, kur është dashur ta mësoj anglishten ashtu siç duhet, nuk e kam pasur interesimin e duhur”, tha për Portalb Adis Azizi.

Mbështetur në përgjigjet e profesorëve dhe të rinjëve të anketuar, del se mësimi dhe njohja e mirë e një gjuhë të huaj, sidomos e gjuhës angleze, që flitet aktualisht në të gjitha vendet, është kusht i domosdoshëm i komunikimit me të tjerët dhe çelësi i suksesve të të rinjëve në profesion dhe në jetë. / Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button