Nesër një pjesë e Shkupit në “errësirë”

Qendra rajonale për menaxhimin me kriza e qytetit të Shkupit ka publikuar orarin e ndërprerjes së rrymës elektrike për shkak të ndërhyrjeve në elektrosistemin e kësaj zone në ditën e martë, 16 shkurt.

Nga ora 10 deri ora 17, pa rrymë elektrike do të mbetet fshati Graçan dhe vendbanimi Çashkë në komunën e Sarajit.

Nga ora 8 deri ora 10, pa rrymë elektrike do të mbetet Vele Pole, pastaj Kuçkova, Bojana, Radusha, Dvorca, Orasha, Kondova, Svillarja e epërme dhe e poshtme dhe Kopanica, rajone që përfshihen në komunën Gjorçe Petrov dhe Saraj.

Nga ora 9 deri në ora 15, pa rrymë do të mbetet një pjesë e fshatit Sonja e epërme, në komunën Sopishtë dhe një pjesë e komunës Gjorçe Petrov.

Nga ora 10 deri ora 11, pa rrymë do të mbetet një pjesë e komunës Aerodrom, si dhe nga ora 8:30 e deri ora 15, pa rrymë do të mbetet një pjesë e komunës Qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button