Francezët përjashtojnë Messin nga lista për fitimin e “Topit të Artë”

Në Francë mendojnë se Lionel Messi nuk ka asnjë mundësi për të fituar “Topin e Artë”. Në këtë përfundim dalin analistët sportivë në vendin transalpin, sipas të cilëve, janë Cristiano Ronaldo dhe Franck Ribery kandidatët më të mundshëm për ta marrë në shtëpi këtë trofe.

Në dritaren speciale të gazetës “L’Equipe” me titull “L’Equipe 21”, 80 % e votave janë dhënë përpara ndeshjeve Play-Off të Kupës së Botës, duke hedhur poshtë zërat se shumë persona kanë zhvleftësuar votën e parë duke kërkuar rivotim.

Në Francë mendojnë gjithashtu se numri 7 i Realit të Madridit ka shanset më të mëdha në këtë garë dhe mesfushori francez është i vetmi që e konkurron. Përsa i përket Messit, ata mendojnë se shkaku kryesor që e përjashton nga gara finale janë dëmtimet e shumta që argjentinasi ka pësuar gjatë vitit 2013, duke mos e lejuar të tregojë maksimumin në fushën e lojës.

Në këtë mënyrë, mendohet se votuesit janë bazuar në këtë logjikë të thjeshtë, duke ndryshuar trend pas 4 viteve ku numri 10 i Barcelonës është shfaqyr në krye të preferencave.

Lajme të ngjashme

Back to top button