Shqipëri, ndërhyn për të ndaluar grabitjen, qëllohet për vdekje nga hajduti

Një person ka mbetur i vrarë pas një grabitje të ndodhur në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës së të shtunës në Shkallë, të bashkisë Konispol.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se një grabitës ka hyrë në lokalin e A.P., ndërsa ka tentuar që të vjedh. Ndërkohë, biznesmeni i gjendur përballë kësaj situate ka kërkuar ndihmën e Pajtim Shehut, 43-vjeç nga Konispoli, i cili gjatë përleshjes me grabitësin, ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa nisën hetimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button