Bieber: Njerëzit harrojnë se edhe unë jam njeri

Justin Bieber thotë se njerëzit harrojnë se ai është qenie njerëzore dhe thotë se vazhdimisht “tallet” nga media.

Ylli i muzikës mendon se filmi i dytë dokumentar i tij, “Justin Bieber’s Believe”, tregon se si ai është ngjitur në majë pasi është “tallur” nga mediat.

“Njerëzit nuk janë mësuar të më shohin duke jetuar si 19-vjeçar. Unë ende e kërkoj veten dhe kur i kam mediat që më sulmojnë çdo ditë, nuk është më ndryshe se sa talljet që u bëhen nxënësve në shkollë”.

“Unë mendoj se ky film vërtet tregon se kush jam unë si person… sigurisht se unë bëj gabime derisa rritem. Dhe nuk jam i përkryer… njerëzit harrojnë se unë jam qenie njerëzore, duhet të bëj gabime dhe të bëhem më i fuqishëm”, ka thënë Bieber gjatë një interviste në radio.

Lajme të ngjashme

Back to top button