“Rruga e Kombit” mbulohet më dëborë, krijohen vështirësi në qarkullim (Foto)
Reshjet e dëborës që kanë filluar të bien sot në Kosovë kanë bërë që ‘Rruga e Kombit’ të mbulohet nga bora.
Disa fotografi që ka siguruar Indeksonline shihet se reshjet e vazhdueshme të borës, por edhe temperaturat e ulëta kanë krijuar vështirësi në qarkullim.
Mos pastrimi i aksit rrugorë ka bërë që të ketë edhe aksidente nga rruga e rrëshqitshme.