Bie lavdia e kromit shqiptar: minierat e Bulqizës drejt mbylljes

Alarmohet situata në industrinë e kromit. Në minierat e Bulqizës dhe zonës së Krastës kanë nisur uljet e punonjësve dhe të pagesave.

Vetëm javën e fundit janë lajmëruar dhjetëra pushime nga puna. Situata është acaruar pasi çmimi i eksportit të krimit vazhdon të jetë i ulët.

Prodhuesit kanë dërguar një listë tjetër me kërkesa në Ministrinë e Energjitikës dhe Industrisë, ku në radhë të parë janë ulja e rentës minerare, asaj të lagështirës dhe fondit të garancisë.

Industria e kromit po hyn në një impas të vërtetë falë konjukturës ndërkombëtare të çmimit të ulët për eksport.

Çmimi 110 dollarë për ton ka bërë që industria nxjerrëse po afrohet drejt falimentit dhe ka nisur pushimet nga puna në stabilimentet e Bulqizës dhe në Batër të Martaneshit.

Siç bën të ditur bashkëpunëtori i tesheshi.com në Bulqizë, disa subjekte kanë larguar nga puna dhjetëra vetë, ndërkohë një pjesë tjetër po mbahet me rrogë minimale.

Ndërkohë, nxjerrja e mineralit që për shumë vite ka qenë “ari” i Shqipërisë është pezulluar, pasi magazinimi i tij rrit kostot.

Gjatë një takimi që zhvilluan me ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, prodhuesit kanë kërkuar që të ulet renta minerare që i paguajnë shtetit, renta e lagshtirës, por edhe garancia që ata ngrijnë në rastin e investimeve të reja.

Sipas prodhuesve, këto renta bëjnë që kostoja të rritet dhe çmimi i shitjes ulet më pak se 110 dollarë për ton, sepse paguajnë edhe tarifat portuale.

Kërkesa për krom ka rënë në mënyrë drastike pasi Kina është importuesi më i madh i mineralit shqiptar. Kina prej kohësh ka ulur shumë prodhimin. Ndërkohë, Suedia, si konsumues i madh i kromit për metale, pjesën më të madhe ose të gjithën, e importon nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button