Seria A, lufta për titull, një duel Juve-Roma?

Është ende herët për ta quajtur një duel dhe për ta konsideruar një kampionat kokë më kokë, megjithatë i ngjan shumë një skenari Juve kundër Romës apo Roma kundër Juves.

Nga 3 skuadra e kreut, në javën e fundit fituan vetëm këto dy skuadra, Napoli dhe Inter arritën një barazim rakombalesk 3-3 në sfidat respektive, ndërsa Fiorentina u mposht 2-1 pikërisht nga verdhekuqtë. Diferenca mes dy kryesueseve dhe rivaleve që i ndjekin është thelluar ndjeshëm.

Napoli është -5 pikë nga Roma, Interi dhe Fiorentina respektivisht – 9 dhe -10. Skuadra e vetme që mund të rifutet  në garë është vetëm ajo e Rafa Benitez. Interi nuk I ka lojtarët për të synuar kaq lart, ndërsa Fiorentina është e bukur, por shpeshherë dorëzohet, ndoshta ngaqë po i mungon shumë Gomez, transmeton Supersport.

Verdiktet e raundit të fundit të ndeshjeve në Grupe të Champions Ligë, do të kenë një peshë specifike, por jo domosdoshmërisht do të jetë e avantazhuar skuadra që nuk do të ketë impenjime në Europë. Nganjëherë, sukseset në kompeticionet europiane ndikojnë për mirë edhe në kampionat. 

Ndaj Fiorentinës Roma mori një fitore të trefishtë. Ne radhë të parë, sepse i qëndron përkrah Juventusit, për të shkuar të paktën me këtë diferencë pikësh në përplasjen direkte, që hap vitin 2014. E dyta sepse ndërpreu serinë e barazime që po bëhej shqetësuese, dhe e treta sepse treguan cilësi në një ndeshje spektakolare. Pjesa e mbetur e kampionatit tregon Veronën që zgjohet pas tri humbjeve radhazi, Kievo vijon me një ecuri prej rivali për titull me tri fitore në po kaq ndeshje, dhe Kaljari që ringrihet. Bie Lacio, që ka vetëm 6 skuadra pas shpatullave deri në vendin e 18, që zbret në Serinë B.

Duket që Lotito nuk e duron më trajnerin Petkovic, dhe anasjelltas, por asnjë prej tyre nuk guxon të thotë mjaft. E pikërisht kjo heshtje mund të jetë shumë e dëmshme, pasi mund të jetë shumë më mirë që njëri prej tyre të ketë kurajë dhe të tërhiqet.

Lajme të ngjashme

Back to top button