OJQ Civil: Sjellja e Llatasit, arrogante, jo-profesionale dhe jo-etike

OJQ Civil, shprehë shqetësim nga, siç thonë “sjelljen, e pacipë, arrogante, jo-profesionale dhe jo-etike”, të kryeredaktorit të TV Sitelit, Dragan Pavloviq Llatas, gjatë emisionit të djeshëm, në të cilën ka qenë mysafir kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Portalb.

“Në monologun e tij, Llatas plotësisht i ka zhveshur qëndrimet e tij personale. Kryeredaktori i këtij televizioni me koncesion nacional i ka zbuluar edhe qëndrimet e tij nacionaliste dhe ka drejtuar ofendime të drejtpërdrejta ndaj bashkëbiseduesit dhe ndaj një bashkësie etnike. Llatas në asnjë moment nuk ka bërë pyetje të vërtetë, bile as nuk ka lejuar që bashkëbiseduesi të përgjigjet. Ai i tha bashkëbiseduesit, përbindësh, madje se kësi lloj politikani nuk ka as në Afrikë, ndërkaq popullin turk e ofendoi, duke i thënë Zaevit se gënjen sikur turk”, reagojnë nga OJQ Civil. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button