LSDM ka paraqitur interpelancë për kryetaren e Komisionit për Arsim

Grupi i deputetëve të koalicionit opozitar dhe LSDM-së, ka paraqitur interpelancë për punën e kryetares së Komisionit Kuvendor për Arsim dhe Shkencë, Ollga Najdenovska, me të cilën kërkohet shkarkimi i menjëhershëm për shkak që siç thonë, ka shkelur Kushtetutën, Ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.

“Kryetarja e Komisionit, Ollga Najdenovska, në mënyrë brutale e ka shkelur Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe e ka realizuar skenarin e VMRO-DPMNE-së për shkaktimin e incidentit fizik. Në kundërshtim me Rregulloren, në mënyrë të palejueshme e shkurton kohëzgjatjen e debateve të deputetëve, e merr të drejtën procedurale për vërejtje të zëvendës koordinatorëve, anëtarëve të komisionit, zëvendësanëtarëve dhe deputetëve tjerë të interesuar. Në mënyrë arbitrare, Najdenovska, e interpreton Rregulloren e Kuvendit dhe është munduar t’i falsifikojë votat deputetëve”, tha deputeti i LSDM-së, Goran Sugareski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button