Burri e vret gruan në Han të Elezit

Një grua është vrarë në orën 01:30 pas mesnate në Han të Elezit.

Policia njofton se F. B. 64 vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari H. B. 70 vjeçar,  bashkëshort i viktimës dhe i njëjti është arrestuar nga policia.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy gëzhoja si dhe është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit dhe kalibrit të panjohur, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, transmeton Klan Kosova.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve dhe vetë të dyshuarit, rasti ka ndodhur pas një zënke verbale mes bashkëshortëve.

Ndaj të dyshuarit, me urdhër të pokurorit të Shtetit, është marrë masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button