Prishtina dhe Durrësi në finalen e madhe të Çairit (FOTO)
Komuna e Çairit ka treguar edhe një herë se është komuna lider për përkrahjen e sporit dhe organizimin e ngjarjeve sportive.
Të mërkurën në mbrëmje ka nisur shënimi i javës së pavarësisë së Kosovës, ndërsa pikërisht kjo ka ndodhur me organizimin e turneut ndërkombëtar në basketboll për femra.
Me këtë rast është zhvilluar një mini-turne mes katër ekipeve të basketbollit. Nga Shqipëria pjesëmarrës ishin vashat e klubit “Durrësi”, nga Kosova “Prishtina”, nga Maqedonia Klubski dhe nikoqiri i turneut Klubi i Basketbollit “Shkupi”.
Lidhur me organizimin e këtij mini turneu foli trajneri i KB Shkupi, Enver Miftari, i cili mes tjerash tha se në të ardhmen ky turne do të zgjojë edhe më shumë interesim dhe salla “Shaban Tërstena” do të jetë e vogël për të pranuar të gjithë dashamirët e basketbollit.
“Kjo është madhështore, nuk e kemi pritë që do të bëhet kështu. Kjo është vetëm një fillimi i një tradite që besoj se do ta vazhdojmë çdo vit dhe do të vijnë ekipe sa më eminente. Besoj që është një sukses i madh dhe ju uroj lojë të mirë dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve”.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, ambasadori i Kosovës Ylber Hysa dhe ai i Shqipërisë Fatos Reka.
Ndeshja e parë është zhvilluar në mes KB Prishtina dhe KB Klubski nga Dellçeva, ku fitore kanë shënuar vashat nga Prishtina me rezultat 55:52, ndërsa në ndeshjen e dytë u përballën nikoqiret Shkupi dhe Durrësi, ku fitorja u takoi vashave nga Shqipëria të cilat e fituan duelin me 70:60.
Dueli final do ti vë përballë ekipet KB Prishtinën dhe KB Durrësi, ndërsa kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 13:00, shkaku që dy ekipet do të udhëtojnë për në vendet e tyre, ndërsa ndeshja për vendin e tretë apo finalja e vogël luhet në orën 18:00 në sallën “Shaban Tërrseta” në Çair. /Portalb /