Izrael: Kreu i opozitës kërkon veçimin e izraelitëve dhe palestinezëve

Kreu i opozitës izraelite, Isaac Herzog deklaroi se një marrëveshje për paqen do të ishte e pamundur në këtë moment dhe se vendi i tij duhet të fillojë të marrë masa të njëanshme për të ndarë izraelitët nga palestinezët në Jeruzalem dhe në Cisjordaninë e pushtuar.

Herzog, kreu Partisë së Punëtorëve të Bashkimit Sionist, forca kryesore opozitare në qeverinë e djathtë të Benjamin Netanyahut, paraqiti propozime të reja për shtypin e huaj në Jeruzalem, ndërkohë që Territoret Palestineze dhe Izraeli po përjetojnë prej katër muajsh një valë të përsëritur dhune.

Përpjekjet për zgjidhjen e një konflikti të hershëm prej disa dekadash janë pezulluar prej prillit të vitit 2014, me perspektiva mjaft të zymta të një zgjidhjeje në të ardhmen. Herzog përafroi dhunën aktuale me atë të një “intifade” të re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button