Përplasje në Sindikatën e AOGJSH-së

Më në fund duhet të demantojë gënjeshtrat e një personi, Igor Miqev, i cili në vazhdimësi si paraqitet si iniciues i Këshillit për ta shpëtuar sindikatën. Ai duhet ta ketë parasysh se Sindikati nuk është parti politike që të jepet llogari para opinionit dhe se këtë duhet ta bëjë para organeve të veta. Kështu ka deklaruar Peco Grujovski i Sindikatit nga Administrata, Organet gjyqësore dhe Shoqatat në konferencën e sotme për shtyp, raporton Portalb.

Ai këtë konferencë për shtyp e ka thirrur pas akuzave të Igor Miqevit, person të cilin Grujovski nuk e llogarit si anëtarë të Sindikatit.

“Që nga 1 dhjetori i 2015-të Miqev më nuk është anëtar i Sindikatit, edhe se ai nëpër media deklarohet si pjesë e jona. Ai nuk mund të tregojë se çka është statutare kur ai vet shkelë statutin e Sindikatit. Qëllimi i tij është të marr kryesimin me Sindikatin. Megjithatë, ne nuk do të lejojmë të jemi dorë e zgjatur e punëdhënësve dhe politikës”

Igor Miqev, i cili vazhdon të prezantohet si anëtar i Sindikatit nga Administrata, Organet gjyqësore dhe Shoqatat, javën e kaluar me anë të një konference për shtyp ka kërkuar nga ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Tashevska Remenski të mos e nënshkruaj vendimin për rizgjedhjen e Peco Grujovskit për kryetar të Sindikatit nga Administrata, Organet gjyqësore dhe Shoqatat.

“Paralajmëroj se, me nënshkrimin e këtij vendimi do t’i jepej legjitimitet një akti jodemokratik dhe jo statutar, kështu duke e thyer edhe ligjin”, pat thënë Miqev./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button