Improvizimet matematikore të funksionarit publik

[Popovski: Mos shkoni në Perëndim, nga 600 vende pune hapen për çdo ditë në Maqedoni]

Se matematike është diciplinë e lehtë, vazhdimisht na kanë bindur arsimtartë dhe profesorët që nga shkolla filllore e mëtutje. Vetëm se duhet ushtruar. Disa të pranishëm në manifestimin për të cilin raporton kjo kronikë, për fat të keq, nuk e kanë bërë këtë. Edhe pse, është e papërgjegjshme që funksionarët publikë, të cilët kanë përgjegjësi të veçantë për çdo fjalë që e thonë publikisht, të mos ushtrojnë sa duhet ose, të konsiderojnë se ndonjëherë disa improvizime të caktuara matematikore nuk ka kush t’i kontrollojë? Reagimi i shpejtë dhe lucid në lajmin që e kemi para nesh, që është dërguar nga kjo ngjarje, hasi në jehonë të madhe në rrjetet sociale. Kjo në parim, edhe e konfimon afërsinë ndërmjet kronikave që jepen në internet (këtë mundësi e kanë pothuajse të gjitha redaksitë te ne) dhe atyre shfrytëzuesve që nuk largohen nga kompjuteri. Për çka bëhet fjalë?

(ВИДЕО) Поповски_ Не одете на Зап_ - http___a1on.mk_wordpress_archives_577210Linku deri te artikulli origjinal: Mos shkoni në Perëndim, nga 600 vende pune hapen për çdo ditë në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 04.02.2016, 13:58

Data e recensionit: 05.02.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

VENDE PUNE PËR TË ZGJEDHUR

“Në Maqedoni për çdo ditë hapen 500 ose 600 vende të reja pune, e ajo se jashtë vendit, profesionistët fitojnë nga 3.000 еuro, është vetëm marketing i mirë – kështu drejtori i Agjencisë për punësim, Vllatko Popovski i bindte të rinjtë që të mos largohen nga vendi, në debatin “Sfidat aktuale të procesit të shpërnguljes së të rinjve me arsim të lartë”, që e organizoi OJQ-ja e sapoformua Qendra për iniciativa evropiane.”

Në artikullin që e recensojmë menjëherë është llogaritur se në qoftë se në Maqedoni për çdo ditë hapen nga aq vende pune, në muaj do të punësoheshin nga 18.000 të rinj, ndërsa në vit do të absorbohej fuqi punëtore që do të ishte një numër fascinues prej 200.000 personash, e bile edhe më tepër. Sipas këtyre llogaritjeve, mund të pritet që për një vit e gjysmë të mos ketë asnjë të papunësuar dhe firmat do të lusnin të punësojnë dikë. Kjo konstatohet në kronikë, e cila e ka edhe ekuivalentin e saj tekstual dhe në video format, si “korpus delikti”, për shkak se mesiguri do të ketë edhe të tillë që nuk do të besojnë në këto fjalë me të parën, pa e marrë lapsin dhe letrën për të bërë llogaritje.

ARMATË TË DËSHPËRUARISH!

Ajo që është për t’u lavdëruar në këtë tekst, gjithsesi, është shpejtësia e reagimit, cinizmi i hapur, megjithatë i matur në artikull. Nebuloza të vërteta, përndryshe, ka edhe në deklarata të tjera të këtij funksionari, si ajo se për punësim në vendet perëndimore ofrohen vende pune që janë të paguar nën çmimin e punës dhe se ato qenkan vende shumë të rrezikshme të punës dhe ki humbeshkan shumë jetë brenda vitit.

“Shumë njerëz thonë – unë do të fitoj shumë më tepër jashtë vendit, mirëpo a e dini se nga 100 veta që largohen, vetëm 5 arrijnë sukses. Është vetëm marketing i mirë se jashtë Maqedonisë fitohet shumë më tepër, nëse punohet orari i njëjtë që punohet edhe jashtë vendit, ndoshta nuk është njësoj, mirëpo përafërsisht do të fitojmë në mënyrë përkatëse për të jetuar në Maqedoni.”

Veçimi i këtij raporti është bërë, para së gjithash për shkak se nuk e mbron autoritetin e funksionarit publik, por në mënyrë të qartë i ndan këto teza të paqëndrueshme në prezantimin e gjendjeve në vend me syze rozë. Në pjesën më të madhe të raportimeve të tjera, kemi fshehje ose mostheksim të këtyre “njohurive”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button