UEJL, tryezë e rrumbullakët me temë “Çështja e kulturës shqiptare në Maqedoni”

Nesër (11.02.2016), duke filluar nga ora 11.00 deri më ora 13.00, në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Çështja e kulturës shqiptare në Maqedoni”, njofton Portalb.

Pjesëmarrës dhe diskutues në këtë tryezë janë ftuar figura të ndryshme nga arti dhe kultura shqiptare në Maqedoni: Salajdin Saliu, Blerim Grubi, Ali Pajaziti, Xhabir Ahmeti, Nevzat Bejtullah Kica, Skender Asani, Shaip Emërllahu, Sabahudin Zhuta, Fatos Lumani, Fadil Curri, Fadil Lushi, Agim Ismaili, Abdullah Mehmeti etj)

Moderator: Mustafa Ibrahimi

Në mbarim të debatit do të ketë një Konkluzion në formë Propozim-Iniciative qytetare, që do t’u dorëzohet faktorëve të brendshëm dhe jashtëm për dalje nga kriza kulturore shqiptare në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button