Konjufca: “Zajednica” është autonomi territoriale për serbët e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se në të gjitha fjalimet e tij në Kuvendin e Kosovës, por edhe në fjalimet e bashkëpartiakëve të tij, është kërkuar që në dialog me Serbinë të mos lejohet në asnjë mënyrë marrëveshje që mundëson krijimin e autonomisë territoriale serbe në Kosovë.

Pikërisht kjo është arritur me “Zajednicën” që po cilësohet me emra të tjerë nga politikanët e pozitës, ka thënë ai.

Lidhur me kërkesën për dialog politik ndërmjet pozitës dhe opozitës, deputeti Konjufca ka thënë se Mustafa dhe Thaçi nuk e kanë për qëllim që përmes dialogut politik të zgjidhin problemet e Kosovës, por sipas tij, të dëmtojnë opozitën.

“Ata synojnë ta instrumentalizojnë çështjen e dialogut dhe të krijojnë gjëra absurde për opozitën. Thaçi doli dhe tha se Haradinaj e ka tradhtuar çështjen e demarkacionit. Nuk ka pasur nevojë që të shkojmë në dialog për të parë qasjen e Mustafës dhe Thaçit”, ka shtuar deputeti Konjufca dhe ka përsëritur se marrëveshjet e Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi janë të dëmshme për shtetin dhe për këto çështje opozita nuk mund të ketë pajtueshmëri me pozitën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button