Irani do të blejë avionë luftarakë nga Rusia

Ministri i Mbrojtjes të Iranit Husejin Dehkan, theksoi se bisedimet me zyrtarët rusë në lidhje me blerjen e avionëve luftarakë të llojit “Sukhoi Su-30” nga Rusia kanë ardhur në fazën e nënshkrimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dehkan për agjencinë gjysëm zyrtare të lajmeve në Iranit, Tasnim, theksoi se bisedimet me zyrtarët rusë për blerjen e avionëve luftarakë të llojit “Sukhoi Su-30” nga Rusia kanë ardhur në fazën e nënshkrimit, ashtu që është përcaktuar edhe numri i avionëve të cilët do të blihen.

Ai i mohoi lajmet në mediat ndërkombëtare ku pretendohet se Irani do të blejë avionë luftarakë të llojit J-10 nga Kina.

Ndërsa për sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të blera nga Rusia, Dehkan tha se një pjesë e sistemeve S-300 sipas marrëveshjes së nënshkruar do të dorëzohen në çerekun e parë të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button