Kaloi një vit nga “bomba” e parë e opozitës

Ka kaluar plotë një vit që kur Lidhja Social-Demokrate nisi me publikimin e bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve që në opinion njihen si “bombat e opozitës”. E para u publikua më 9 shkurt 2015.

Dy dytë më vonë për rastin u prononcua kreu i BDI-së ndërsa vetëm pas 5 ditëve me qëndrim doli edhe kryeministri i athershëm dhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Gjatë tre muajve në vazhdim opozita publikoi gjithsej 38 “bomba” dhe secila prej tyre e shndërruar në kallëzim penal është dorëzuar në Prokurorinë publike. Kundër Gruevskit, Mijallkovit, Jankullovskës u ngritën padi për korrupsion, dhunë, manipulime zgjedhore dhe vepra tjera, ndërsa u publikuan edhe biseda të veçanta mbi raportet e fshehura mes funksionarëve në pushtet.

Gjashtë muaj më vonë as pushteti nuk u tërhoq e as opozita nuk përfundoi në burg. Në vend të kësaj, me ndërmjetësim ndërkombëtarë, katër partitë firmosën Marrëveshjen e Përzhinos. Të gjithë u pajtuan se për përgjimet patjetër të ketë përgjegjësi penale dhe politike dhe më pas në kushte korrekte të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 24 prill.

Megjithatë, të paktën deri më tani, nuk ka as përgjegjësi politike e as penale. Nëse jo sigurisht, atëherë është e qartë se deri më 24 prill nuk do të ketë kushte korrekte për zgjedhje. Por njëkohësisht është e qartë se nuk do të pritet shumë për epilogun e shpërthimeve.

Deklara e Gruevskit për “bombat”

“Jam këtu për tu dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve. Zaev në takimet tona mi prezantoi disa biseda jo të rëndësishme. Kishte edhe materiale të pasakta dhe të montuara. Andaj them që ka disa biseda të sakta, gjysmë të sakta dhe aspak të sakta. Incizimet i ka bërë Agjencia e huaj sekrete me ndihmën e personit Z.V. Nuk kemi informata se sa njerëz janë përgjuar. Materialet janë menduar të dërgohen jashtë vendit. Z.V e ka thyer kompjuterin dhe ka folur me shifra me familjen, një njeri i pafajshëm nuk e bën këtë. Ministria e punëve të brendshme zbuloi kush i ka bërë xhirimet që i ka Zaev, ato janë dy persona që i kanë ndihmuar personit me iniciale Z.V dhe ata sot e kanë pranuar para gjykatës fajësinë e tyre. Opozita nuk ka asnjë dëshmi se ne i kemi bërë xhirimet. Zoran Zaev është mjet i shërbimeve të huaja. Nuk është e vërtetë se kemi pranuar qeveri teknike në takimet që kemi pasur me Zaevin, këto janë spekulime. Gjykata do ta vërtetojë a janë të sakta incizimet e publikuara, edhe ne jemi njerëz, jo si na bën opozita si monstrum. Opozita ka qëllim të shkaktojë protesta dhe tollovi. Populli na njeh kush jemi dhe e dinë se çfarë kemi në zemër dhe si punojmë i kemi gabimet tona por mundohemi shumë. Të gjithë ne kemi momente dobësie dhe sharje bëjmë ndonjëherë por njerëz jemi. Porosia ime ndaj njerëzve është se ne punojmë për qytetarët. A duhet të jep ndonjë funksionar dorëheqje? Them që mos shpejtojmë qytetarët do të japin përgjigje si do të mbarojë ky skenar destruktiv. Institucionet e vendit e kryejnë punën e tyre dhe nuk do të lejojnë destabilizim në vend. Institucionet do të tregojnë. .Nuk do të ketë qeveri teknike”

Deklarata e Ali Ahmetit për bombat

“Ne mirëpresim çdo publikim, ne nuk trembemi. Asgjë të mos mbetet enigmatike. Të mos mbesin kureshtar. U siguroi juve dhe gjithë ata që presin me kureshtje, ju garantoj që ne nuk jemi në pushtet për pasurime personale. E kam thënë që në BDI nuk janë të gjithë engjëj, nëse eventualisht ka që kanë keqpërdorur institucionet, mban përgjegjësi. Unë e kam thënë që nuk do padisim asnjërën palë për publikimet. Ne nuk koketojmë me asnjërën palë dhe nuk punojmë me standarde të dyfishta. Atë qe e themi publikisht edhe e punojmë në jetën publike”

Të gjitha bombat:

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

BOMBA 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

BOMBA 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

BOMBA 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

BOMBA 16: Jankullovska me fyerje ndaj shqiptarëve, mobilizon dhe armatën për zgjedhjet

BOMBA 17: Zgjedhjet në Prilep, VMRO gjobiti dhe mbylli kompani dhe lokale

BOMBA 18: Sikletet e Gruevskit dhe VMRO-së për Ligjin e amnestimit të ushtarëve të UÇK (VIDEO)

BOMBA 19: Intervenimet e VMRO-së në Komisionin e lustrimit, kërcënime pas zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 20: Gruevski, nëpërmjet Jankullovskës pastron gjithë eshalonët e pushtetit (VIDEO)

BOMBA 21: Protugjer dhe Janakieski dakordohen për blerjen e parcelave në Ohër (VIDEO)

BOMBA 22: Punësime partiake dhe keqpërdorime në Universitetin e Shtipit

BOMBA 23 : Gruevski dhe Janakievski përvetësojnë qendrën e Shkupit

BOMBA 24: Gruevski bën listën se cilët gazetar do të punësohen në RTVM (VIDEO)

BOMBA 25: Dëshmi rrënqethëse për Rastin e Sopotit (VIDEO)

BOMBA 26: Lojat e VMRO-së dhe BDI-së për zgjedhjen e Bejtës dhe Ligjin e Branitellave

BOMBA 27: Zaev zbulon mënyrën si shteti ka bërë përgjimin (VIDEO)

BOMBA 28: Bomba e 28: Mijallkovi krijon “ushtrinë” e vet në SGS (VIDEO)

BOMBA 29: Kur policia vret dhe hesht! (VIDEO)

BOMBA 30: Vdekja e gazetarit Nikolla Mlladenov, çfarë ka ndodhur? (VIDEO)

BOMBA 31: BOMBA 31: 600 milionë euro i dha populli për qejfin e Gruevskit (VIDEO)

BOMBA 32: Jankulloska: Me shqiptarët duhet pastruar njëherë e përgjithmonë

BOMBA 33: Gruevski bën pazare për emrin dhe identitetin e Maqedonasve (VIDEO)

BOMBA 34: Si i bën marrëveshjet kriminele kryeministri Gruevski (VIDEO)

BOMBA 35: Kur Gruevski merr rolin e krye-arqitektit për milionat e “Shkupit 2014″

BOMBA 36: Stavreski e këshillon Jankulloskën si të fitojë një banesë

BOMBA 37: Skandal: me vite të tëra Gruevski dhe Mijallkov kanë përgjuar OJQ-të

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button