Ahmeti shfaq shqetësimin “për disa politikanë që kanë shpërndarë përgjime në duar të kriminelëve”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e BDI-së në Tetovë, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli.

Ahmeti dhe Bejli kanë diskutuar për krizën aktuale politike në vend, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit si dhe në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ahmeti foli për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të besueshme dhe demokratike më 24 prill në mënyrë që të përfundohet kjo krizë që po mban peng shtetin.

Ahmeti shprehu shqetësim mbi papërgjegjësinë e politikanëve që sipas tij,”kanë shpërndarë përgjime në duar të kriminelëve dhe fabrikuesve me qëllim të përgatitjes së falsifikimeve dhe montimeve të qëllimshme për qëllime të ulta.” ka thënë Ahmeti, njofton kabineti i tij, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshja e dakorduar midis katër liderëve dhe me lehtësimin ndërkombëtar duhet të respektohet dhe çdo ndryshim do të nënkuptonte marrëveshje të re me agjendë të re.  Vendin e pret samiti i BE-së në qershor ku do të shqyrtohet rekomandimi i kushtëzuar nga ana e Komisionit Evropian, e pret edhe samiti i NATO-s në korrik me agjendë zgjerimi të aleancës, por edhe e pret ballafaqimi me krizë të jashtëzakonshme të refugjatëve. Të gjitha këto sfida, bashkë me nevojën imediate për stabilitet dhe siguri në vend imponojnë nevojën e pasjes së Qeverisë stabile dhe institucioneve të qëndrueshme sa më parë që është e mundur.” ka thënë Ahmeti, njofton kabineti i tij, transmeton Portalb.mk.

“Këto zgjedhje janë me rëndësi të jashtëzakontë, prandaj liderët partiak duhet të tregojnë përgjegjësinë më të lartë për të ardhmen e vendit, ndërsa qytetarët të mos bien pre e fushatave të shpifjeve dhe të akuzave, por të vlerësojnë ofertat për zhvillim, stabilitet dhe siguri” ka thënë Ahmeti, njofton kabineti i tij, transmeton Portalb.mk.

Ahmeti e njoftoi Ambasadorin Bejli edhe mbi konkluzat e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button