Zyrtare: Messi do të operohet

Barcelona ka dal me komunikatë zyrtare ku ka pranuar se Lionel Messi ka probleme me veshka dhe se do të operohet gjatë ditës së marte
Messi mungoi në stërvitjen e së hënës. Fillimisht u mendua se ai kishte marr leje nga klubi për të pushuar, por mediat katalunase zbuluan se ai ka probleme me veshka.

“Leo Messi do t’i kryej disa teste mjekësore të hënën dhe të martën para se të vendosim nëse duhet të operohet. Ai ka probleme me veshkat që nga dhjetori. Të mërkurën lojtari mund të rikthehet me pjesën tjetër të skuadrës”, thuhet në komunikatën e Barcës, duke lënë të kuptohet se ai mund të humbas ndeshjen me Valencian. /Express/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button