Lëvizja BESA: Shëndetësia publike në gjendje të vdekjes klinike

“Pushteti aktual VMRO-BDI, me politikat plotësisht të gabuara shëndetësore, shkaktoi kaos të përgjithshëm në shëndetësi, e sidomos në atë publike. Në këtë drejtim ishin edhe ndryshimet e fundit në ligjin për mbrojtje shëndetësore, me të cilat poshtërsohen dhe diskriminohen në shumë baza mjekët e rinj-specializantët. Ky ligj parasheh që çdonjëri nga specializantët privatë të punojë 8 orë në ditë dhe një herë në javë 24 orë pandërprerë, të kryejë detyra të vendit të punës, bile dhe të gjobitet për thyerje të disiplinës në punë, ndërsa nga ana tjerër të mos paguhet as një denarë rrogë, mos të ketë sigurim pensional dhe shëndetësor”, reagojnë nga Lëvizja Besa.

Lëvizja BESA konsideron se këto ndryshimet ligjore janë në kundërshtim me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ata shtojnë se përderisa sistemi shëndetësor në vend është para vdekjes klinike, sipas tyre, ky pushtet me këto politika është duke i larguar mjekët e rinj që janë të domosdoshëm për reanimimin e këtij sistemi.

“Një pjesë të madhe të fajit dhe të përgjegjësisë për këtë gjendje e kanë edhe ministrat shqiptarë nga radhët e BDI-së, që kanë udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë, edhe për faktin që nuk bënë asgjë për t’i motivuar mjekët shqiptarë të qëndrojnë këtu dhe t’i shërbejnë popullit të tyre. Dhe, si pasojë, sot kemi shumë pak mjek-specialistë shqiptarë në institucionet shëndetësore sekondare dhe terciare, ndërsa në shumë vendbanime shqiptare nuk kemi fare shërbim mjekësor primar”, shtojnë nga Lëvzja Besa,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button