Ushqimet që duhet t’i hani kur e lini duhanin
Keni vendosur të lini duhanin? Pastrojeni trupin nga nikotine me këto ushqime:
Brokoli
Brokoli përmban nivel të lartë të vitaminës B5 dhe C. Vitamina B është përgjegjëse për rregullimin e shumë proceseve të rëndësishmë të trupit të njeriut. Konsumimi i brokolit mban mushkëritë të mbrojtura nga toksina.
Portokalli
Portokalli përmban vitaminën C. Ky frut mund të reduktojë stresin dhe ankthin e shkaktuar nga dëshira për nikotinë.
Spinaqi
Spinaqi përmban acid folik dhe vitaminë B9, që janë të njohura për heqjen e nikotinës nga trupi. Acidi folik ndihmon për të luftuar simptomat e varësisë ndaj nikotinës dhe gjithashtu luan një rol jetik në mirëqënien emocionale dhe mendore.
Xhinxheri
Xhinxheri ndihmon për të larguar shumë simptoma të padëshiruara të cilat shkaktohen nga pirja e duhanit dhe nikotinës.
Boronica e kuqe
Acidi që përmban boronica e kuqe ndihmon nikotinën të zhduket nga gjaku juaj, më shpejt sesa mund të pastrohet normalisht. Nikotina rrit gjithashtu nivelin e sheqerit në gjak dhe konsumimi i boronicës mund të heqë dëshirën për të pirë duhan.
Limoni
Limoni është një tjetër armë e fuqishme që lufton nikotinën. Qelizat e dëmtuara të lëkurës suaj dhe poreve mund të rikuperohen nga konsumimi i limonit.
Karotat
Karotat përmbajnë vitaminë A dhe C dhe këto t’ju ndihmojnë të forconi trupin tuaj, për shkak se nikotina e dobëson atë.
Shega
Pirja e duhanit ngre rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe zvogëlon nivelin e oksigjenit. Konsumimi i shegës ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe ndihmon trupin të prodhojë qeliza më të kuqe të gjakut.
Embrioni i grurit
Pirja e duhanit mund të shtrëngojë enët e gjakut. Për këtë arsye, nëse konsumoni embrionin e grurit, do të merrni mjaftueshëm vitamin E, për të përmirësuar elasticitetin e sistemit të qarkullimit. Gjithashtu ai zvogëlon rreziqet e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Lakra jeshile
Lakra njihet si një ndër ushqimet më të shëndetshme dhe sa më shumë ta konsumoni aq më pak jeni të rrezikuar të prekeni nga kanceri. Lakra do t’ju ndihmojë të largoni gradualisht nikotinën nga trupi.