Abe: Testimi i raketës koreano-veriore, kërcënim direkt për Japoninë dhe SHBA-të

Parlamenti japonez miratoi të martën një rezolutë me të cilën i bën thirrje qeverisë që të shtrëngojë sanksionet ndaj Koresë së Veriut, pasi autoritetet e saj të dielën njoftuan për testimin e raketës me rreze të gjatë me satelit në orbitë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rezolutën e cila u miratua unanimisht nga Dhoma e Përfaqësuesve të Japonisë, theksohet se ishte provokim i rëndë që kërcënon paqen në botë.

Siç raportojnë mediat japoneze, kryeministri Shinzo Abe ka biseduar me presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Koresë së Jugut të cilët janë dakordur që rezoluta kundër lansimit të raketës të miratohet edhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Më tej thuhet se Abe me presidentin amerikan Barak Obama foli në telefon për më shumë se gjysmë ore duke e sqaruar se akti i Phenianit i javës së fundit paraqet “kërcënim të drejtpërdrejtë dhe serioz për Japoninë dhe SHBA-të”.

Zyrtari japonez Hitochige Seko deklaroi se Obama u pajtuan se është e nevojshme që të merren masa urgjente dhe ka shprehur “përkushtimin e palëkundur” të Washingtonit në mbrojtjen e aleatëve të saj Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Autoritetet e Koresë së Veriut kanë thënë se në kuadër të zhvillimit të “programit paqësor të hapësirës” kanë lansuar raketën balistike me satelit në orbitë, që shkaktoi reagime të fortë nga bota. Me ftesë të Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së në selinë e OKB-së ka filluar edhe mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit për këtë rast.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dënoi ashpër lansimin e raketës me rreze të gjatë të Koresë së Veriut dhe e quajti atë një “shkelje të drejtpërdrejtë” të pesë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me ndalimin e zhvillimit të këtyre llojeve të armëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button