Me flamur dhe çekiç plaku tenton ta rrënojë car Dushanin (FOTO)

Një qytetar shqiptar, në moshë paksa të shtyer me flamurin kombëtar dhe me çekiç në dorë i është afruar sot në orët e pasdites shtatores së Car Dushanit dhe është kërcënuar se ai vetë do ta rrëzojë atë.

Ai këndonte këngën e njohur popullore shqiptare të Selman Kadrisë dhe vendimin e tij për t’u ”marrë” vet me shtatoren ja komunikonte dikujt me të cilin fliste në telefon, njofton Drini.mk.


Ai gjatë gjithë kohës ishte në vëmendje të policisë, e cila ndiqte me vëmendje veprimet këtij qytetari. Ai gjithashtu ndiqej me kureshtje nga kalimtarët rastit, por edhe nga vizitorë të huaj që në atë moment u gjendën në afërsi të shtatores.

Lajme të ngjashme

Back to top button