Basha: Shëndetësia, mashtrim dhe propagandë boshe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Rama duke e akuzuar atë se po mbulon vjedhjen e 338 milionë eurove dhe po degradon shërbimin spitalor te qytetarët.

Në një deklaratë për mediet, Basha tha se kryeministri ka hapur një front mashtrimesh dhe propagande boshe për shëndetësinë, në përpjekje për të mbuluar degradimin e spitaleve dhe të këtij shërbimi jetik. Për liderin e opozitës, asgjë nuk është falas në shëndetësi, sepse gjithçka është e paguar nga taksat e popullit dhe gjysma e shumë së saj vidhet nga kjo qeveri.

“Të vetmit përfitues nga “reforma në shëndetësi“, janë Edi Rama, Ilir Beqaj, Vilma, emigranti i Peruxhias me një punëtor, dhe një dorë tjetër oligarkësh dhe klientësh që po fusin në xhep paratë e shqiptarëve. Edi Rama ka hapur një front mashtrimesh dhe propagande boshe për shëndetësinë, në përpjekje për të mbuluar vjedhjen 338 milionë Euro dhe degradimin e plotë të spitaleve dhe të këtij shërbimi jetik. Fytyra e vërtetë e shëndetësisë sonë është e kundërta e dokrrave të tij”, tha ai. Sipas Bashës, mjafton një analizë e megavjedhjes me check¬-up-in, siç e quan ai, për të dëshmuar shëndetësinë e Edi Ramës.“338 milionë euro tenderë, por a ka shqiptar që merr sot shërbim më të mirë shëndetësor? A ka sot më shumë ilaçe apo ilaçe më të mira në spitale? A ka kushte më të mira për shtrimin dhe shërbimin ndaj pacientëve?”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button