Artikull për qëllim politik të hesapeve

[Recension: Si e vlerësoi Janeva se duhet ta lirojë Verushevskin nëse nuk ka pasur qasje te lënda?]

Njëri nga parimet themelore të profesionit të gazetarisë është respekti i i të vërtetës dhe i të drejtës së publikut për të qenë i informuar objektivisht. Në tekstin që e recensojmë krejtësisht është shtrembëruar pasqyra reale për atë se kush, si dhe pse në prag të Vitit të Ri (2016) e ka liruar nga paraburgimi ish-shefin e DSK-së, Zoran Verushevski.

Vetë titulli: “Si e vlerësoi Janeva se duhet ta lirojë Verushevskin nëse nuk ka pasur qasje te lënda?” e zbulon qëllimin për ta diskredituar prokuroren speciale publike.

Како Јанева процени дека треба да го _ - http___kurir.mk_makedonija_vesti_kLinku deri te artikulli origjinal: Si e vlerësoi Janeva se duhet ta lirojë Verushevskin nëse nuk ka pasur qasje te lënda?

Data dhe koha e publikimit: 02.02.2016 15:34

Data e recensionit: 02.02.2016

Recensues: Аleksandar Pisarev

NDËRRIMI I TEZAVE

Теksti përkon me sulmet e përgjithshme të cilat bëhen ndaj Janevës, dhe ai nuk bazohet në të vërtetën, por bën zëvendësim të tezave. Me këtë rast, Janeva akuzohet se pa e studiuar paraprakisht rastin e Verushevskit dhe pa pasur qasje në këtë lëndë, ka vlerësuar se i dyshuari i parë në rastin “Puçi” duhet të mbrohet në liri.

“Si vlerësoi Janeva, në qoftë se deri tani nuk ka pasur qasje në këtë lëndë, se i dyshuari i parë në rastin “Puçi”, Zoran Verushevski, duhet të mbrohet në liri, që e bën edhe më të dyshimtë vendimin për lirimin e Verushevskit. Si vlerësoi prokurorja speciale publike, Katica Janeva, se  dyshuari i parë në rastin “Puçi”, Zoran Verushevski, nuk duhet të qëndorjë akoma në paraburgium nëse nuk ka pasur qasje në këtë lëndë?”

Menjëherë ta qartësojmë. Janeva as që ka bërë vlerësim, e as e ka liruar nga paraburgimi Verushevskin, e as që kjo është në kompetencë të saj. Ajo, pas Vitit të Ri (2016), pasi e ka marrë përsipër rastin “Puçi2, ka propozuar që Verushevski të lirohet me kaucion dhe t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.
Këshilli penal i Gjykatës themlore Shkup 1- Shkup ka marrë vendim me të cilin ish-drejtorit të DSK-së i hiqet masa e paraburgimit. Këshilli penal kishte dorëzuar edhe kërkesë plotësuese deri te prokuroria prë kompletimin e dokumentacionit para miratimit të vendimit përfundimtar për heqjen e masës së paraburgimit.

ANSHMËRI E FUQISHME

Artikulli ka anshmëri të fuqishme edhe në pjesën përfundimtare:

“Bashkëshortja e Verushevskit, Sonja, praktikisht zbuloi se porositësi është Zaevi, ndërsa Janeva është vetëm marionetë në duart e Zaevit që i çon në vend urdhërat e tij.”

Konstatimi i këtillë bazohet vetëm në bazë të statusit në Facebook të bashkëshortes së Verushevskit. Teksti nuk ofron asnjë dëshmi relevante që t’i mbështesë këto pohime, por është fokusuar që ta rrënojë autoritetin e prokurores speciale.

Kjo përmbajtje mediatike me vetëdije futet në qërim politik të hesapeve dhe favorizon një palë. Kjo është në kundërshtim me parimet etike dhe profesionale, të cilat, në mes tjerash, nënkuptojnë që raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike (аmandamenti 14).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button