Kur të bëheni nënë, çfarë duhet të keni në spital?

Pak para se t`ju afrohet data e lindjes është mirë të bëni gati një qatë me gjërat që do t’ju duhen gjatë qëndrimit tuaj në spital:

Për nënën:

– Papuçe për spital,
– Këmisha të natës me vrima për të ushqyerit e foshnjës me gji,
– Brekë nga letra për një përdorim dhe brekë nga pambuku,
– Letër higjenike,
– Facoleta të letrës dhe të lagështa,
– Peshqir,
– Aksesorë tualeti (sapun të lëngët për duar, shampon, furçë dhe pastë dhëmbësh, locion trupi, krehër, deodorant dhe pasqyrë)
–  Qese plastike (për rrobat e pista, etj.)
– Veshje të rehatshme për dalje nga spitali.

Gjithashtu, sjellni të gjitha dokumentet e nevojshme (letërnjoftimin, librezën shëndetësore, kartelën e shtatzënisë, …). Gjëja e rëndësishme është që të merrni mjaft ujë dhe lëngje. Telefonin, I-Pod-in dhe kamerën nuk do të ishte keq që të keni me juve, si dhe ndonjë libër. Rekomandimi i ngrohtë shkon për Christina Despot dhe librin e saj “Departamenti i mamisë” për kënaqësinë e të gjitha grave, apo ndonjë liber tjetër të rekomanduar tek i cili ju do të mund të mësoni histori dhe shënime në lidhje me prindërit e rinj. Dhe, më e rëndësishmja – mos harroni të sjellëni një buzëqeshje në fytyrën tuaj!

Për foshnjën:

– 3 maica të brendshme për beba (benkicë), rrobat apo rrobat e ngjitura të ngrohta, kur moti është i ftohtë,
– 3 kapela,
– pelena,
– facoleta të lagështa,
– mbajtëse për fëmijë apo jastëk dhe batanije foshnjore.

Mbani mend – materniteti është vendi ku është më mirë të vijmë me më shumë gjëra, se sa të na mungojë diçka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button