Ahmeti këmbëngul: zgjedhjet të mbahen më 24 prill sepse na presin punë të mëdha

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka qëndruar sot në Dibër ku me bashkëpunëtoret e tij ka takuar qytetarët Dibran për të shqyrtuar të arriturat e përbashkëta në këtë komunë.

“Erdhëm në Dibër për të parë bashkë se çka kemi bërë  dhe të gjithë jemi dëshmitar që në vend u instalua një kriz e paparë dhe që nga fillimi kemi analizuar si mund të fusim në binar gjithë atë situatë, opozita la parlamentin ndërsa doli në sipërfaqe edhe afera e përgjimeve, por edhe pse ne nuk e shkaktuam këtë krizë ne u angazhuam dhe kërkuam që të tejkalohet kjo situatë, që të ulen gjakrat dhe kërkuam ndërmjetësim sepse pamë se gjërat shkuan larg. Trokitëm në çdo derë sepse jemi vend kandidat për në BE dhe ishte turp që kjo që po ndodhte. Unë jam mirënjohës SHBA BE dhe NATO-s se me ndërmjetësimin e tyre u arritë marrëveshje në qershor në mes katër partive politike”, u shpreh Ahmeti.

“Pastaj lindën dilemat a do të mbahen zgjedhjet me 24 prill apo jo. Janë dilema të pakuptimta pasi nuk zhbëhet një marrëveshje mes katër partive dhe komunitetit ndërkombëtarë. Nuk është mirë për qytetarët që të hamenden me këto marrëveshje, mund të ulen katër partitë dhe të dakordojnë marrëveshje të re, por nëse dëshiron dikush të diskutoj këtë marrëveshje, ta kontestoj atë, ajo bëhet vetëm me pajtueshmërinë e katër partive dhe ndërmjetësuesve ndërkombëtyarë.” shtoi Ahmeti.

Në vijim,  Ahmeti theksoi që e drejta e çdokujt është që të vendoj veto, dhe BDI vendos veto për çdo vendim të ri, pa marrëveshje të re në këtë radhë edhe ne do të dalim me agjendë të re. Sipas tij, BDI është e sigurt dhe fton të gjitha palët në këtë proces zgjedhor të dalin për të tejkaluar këtë gjendje  duke përmbushur të gjitha standardet.

“Ne duam që zgjedhjet të mbahen në afatin e paraparë  sepse duam  që kriza të merr fund, sepse na presin punë të rëndësishme , ne qershor samiti evropian , rekomandimi rishqyrtohet në qershor, nuk mund të jemi të papërgjegjshëm se kemi një marrëveshje para nesh.” tha Ahmeti

Në fund, Ahmeti nënvizoi që kjo qeveri teknike të vetmen punë ka zgjedhjet, ndërsa KSHZ duhet ndihmuar dhe lista të pastrohet. Ne në vazhdimësi kërkojmë që zgjedhje korrekte  dhe demokratike , të lira  dhe me standarde evropiane. I sigurojmë të gjithë se BDI maksimalisht do të angazhohet që zgjedhjet të jenë të lira  por nuk mund tia sigurojmë fitoren askujt sepse ne do punojmë për fitoren tonë – përfundoi Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button