De Biasi vlerëson lartë Celinën, mund ta ftojë me Shqipërinë   

Trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi e kanë kapur ethet e finaleve të Europianit, i pari për të në rolin e trajnerit dhe i pari për Shqipërinë në një nivel kaq të lartë futbollistik.

Dhe natyrshëm shqetësimi më i madh për italianin janë futbollistët që nuk aktivizohen. Në një intervistë ekskluzive për TCH, De Biasi deklaron se ky është një problem shumë i madh për skuadrën që do të marrë me vete në Francë.

“Futbollistët që kanë ndërruar skuadër kanë bërë mirë që janë larguar nga skuadrat e tyre të mëparshme, pasi tani mund të kenë më shumë minuta aktivizimi. Nuk prisja që të shkonin në skuadra të mëdha, pasi ne nuk kemi yje dhe normalisht që edhe trajnerët e skuadrave të tyre kanë dëgjuar për ta. Kam kontribuuar sa kam mundur më kolegët e mi në Itali, që një pjesë e futbollistëve të sistemohen”, deklaron De Biasi.

Këtë fundjavë, në kampionatin anglez bëri debutimin me skuadrën e Manchester Cityt edhe kosovari Bersant Celina, i cili shihet si një nga talentët më premtues në futbollin evropian. De Biasi i vlerëson aftësitë e futbollistit dhe nuk përjashton mundësitë e përfshirjes së tij në skuadër.

“Celina është një nga talentët më premtues për të ardhmen. I ka të gjitha mundësitë edhe për të luajtur me Shqipërinë, por gjithsesi janë shumë pak minuta aktivizim për të. Jam i kënaqur që Sadiku dhe Çikalleshi kanë shënuar. U kam dërguar të dyve sms”, ka thënë trajneri i Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button