Viti i Ri Kinez në Indonezi, kinezët luten për paqe në botë

Kinezët mbrëmë kanë pritur Vitin e Ri, dhe në ditën e parë të vitit të majmunit, mijëra kinezë që jetojnë në Indonezi tradicionalisht kanë vizituar tempullin Wihara Dharma Bhakti në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pritja e Vitit të Ri sipas kalendarit hënor kinez është një nga festat më të mëdha në Lindjen e Largët, kurse një numër i ngjarjeve tradicionale dhe zakoneve janë të lidhura me këtë festë edhe në Indonezi.

Kinezët në mbarë botën mbrëmë përcollën vitin e deles dhe hynë në vitin e majmunit, kurse në mëngjes me ndezjen e qirinjve, me lutje dhe lëshimin simbolik tradicional të zogjve nga kafazi, largojnë fatin e keq dhe luten për lumturi dhe prosperitet në ditët që do të vijnë.

“Në vitin e ri hymë me lutjet që të gjithë njerëzit të jetojnë në paqe dhe qetësi. Lutjet tona janë pikërisht në këtë kontekst. Ne lëshuam edhe zogjtë nga kafazi dhe shpresojmë se dëshirat tona do të pranohen”, ka thënë Yenny Sefia.

Indonezia ka rreth 250 milionë banorë, kurse katër përqind të popullsisë e përbëjnë kinezët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button