LSDM-ja me vetëm dy anëtarë në mënyrë “magjike” dominon në KSHZ!

[“Kurir”: LSDM-ja e konfirmoi dominimin në KSHZ]

Në këtë artikull komentues dhe manipulues publikohet një akuzë se KSHZ-ja punon nën direktivën e LSDM-së, edhe pse për këtë në tekst nuk është ofruar argumentin adekuat. Теksti rëndon me vërejtje tendencioze për refuzimin e parashtresave të zëvendës-ministrit plotësues për punë të brendshme, Mitko Çavkov, për shkak se nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet.

„Курир“_ СДСМ ја потврди доминацијата_ - http___netpress.com.mk_kurir-sdsm-Linku deri te artikulli origjinal: Kurir”: LSDM-ja e konfirmoi dominimin në KSHZ

Data dhe koha e publikimit: 07.02.2016, 15:49

Data e recensionit: 07.02.2016

Recensues: Simona Atanasova

KUSH KË E KA MBIVOTUAR?

Artikulli (që është marrë nga një medie tjetër dhe është vendosur linku), ka për qëllim ta diskreditojë punën e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), anëtarët e të cili u zgjodhën sipas Marrëveshjes së Përzhinës, e cila u nënshkrua nga katër partitë më të mëdha politike.

Për përbërjen e re të Komisionit shtetëror zgjedhor u arrit marrëveshje ndërmjet katër partive sipas formulës 3+3+3, gjegjësisht tre anëtarë u propozuan nga opozita, tre nga pushteti dhe tre ekspertë u zgjodhën me shumicë prej dy të tretash në parlament. Sipas kësaj formule, nga gjithsej nëntë anëtarët e KSHZ-së, vetëm dy janë nga LSDM-ja, Violeta Duma dhe Igor Milev.

Mirëpo, edhe përkundër këtij fakti të pakontestueshëm. është e paqartë se si në artikull është ardhur në përfundimin se LSDM-ja dominon në KSHZ.

“Komisioni zgjedhor shtetëror (KSHZ) sot në mëngjes në mbledhje të mbyllur i refuzoi si të çështje që nuk janë të lidhura me zgjedhjet parashtresat e zëvendës-ministrrit për punë të brendshme, Mitko Çavkov, për tre vendimet për emërimin e kryeshefave, të miratuara nga ana e ministrit teknik Oliver Spasovski, me çka u konfirmua se LSDM-ja dominon në KSHZ.”

Komisioni shtetëror zgjedhor vendos me shumicë votash nga numri i i përgjithshëm i anëtarëve, që do të thotë se vendimi për refuzimin e parashtresave të zëvendës-ministrit për punë të brendshme, Çavkov, është miratuar me minimum pesë vota. Nëse LSDM-ja në KSHZ ka vetëm dy anëtarë, e për vendimin kanë votuar minimum pesë vetë, atëherë artikulli manipulon se edhe anëtarët e tjerë të komisionit, gjegjësisht ekspertët e pavarur, punojnë në dirigjimin e LSDM-së.

Ekspertët e pavarur, Aleksandar Çiçakovski, Rexhep Prekopuca dhe Atanas Urumov, u zgjodhën me pëlqim të përbashkët të përfaqësuesve të grupeve të punës së partive që janë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës. Përveç kësaj, pavarësia e ekspertëve u vërtetua edhe nga deputetët e Kuvendit, të cilët votuan për ekspertët me 102 vota “për” dhe pa asnjë të përmbajtur ose kundër.

Artikulli akuzon edhe për mbivotim, mirëpo nuk është e qartë se kush kë e ka mbivotuar në këtë situatë kur nuk dihet as numri i saktë i votave me të cilat është sjellë vendimi, e as cilët anëtarë të komisionit kanë votuar për këtë vendim. Pra, edhe pse askund në vendim nuk shkruan se cili anëtarë i komisionit si voton, ky tekst me lehtësi përfundon se LSDM-ja (me vetëm dy anëtarë), megjithatë, disi në mënyrë “magjike” dominon me komisionin dhe i mbivoton të tjerët!

Përmbajtje e qëndrueshme gazetareske nuk guxon të manipulojë me akuza të bëra në mënyrë paushalle, pa ofruar dëshmi për pretendimet e shprehura. Poashtu, qasja profesionale gazetareske nuk lejon që të bëhen kritika për profesionalizmin dhe kompetencën e dikujt (në këtë rast të KSHZ-së), pa pasur me këtë rast vërtetim të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm për këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button