Qirinjtë me erë janë të rrezikshëm

Nëse jeni në mesin e atyre të cilët më së miri relaksohen nëpërmjet qirinjve aromatizues, ndoshta hulumtimi i ri amerikan ju detyron që të hiqni dorë nga kjo. Në fakt, hulumtimi i përmendur e tregoi se qirinjtë me erë dhe aromat elektrike për hapësira të brendshme mund të përmbajnë numër të madhe të kemikaleve, të cilat janë të dëmshme për organizmin.

Si shembull paralajmërues shkencëtarët e kanë potencuar rastin e amerikanes, Ashley Henry, tek e cila për shkak të obsesionit ndaj qirinjve aromatizues është zhvilluar astma dhe i është rritur ndjeshmëria ndaj aromave dhe kemikaleve të tjera. “Dashuria ime ndaj qirinjve me erë më dërgoi drejt sëmundjes. Më nuk mendoj që të blej dhe të ndez qirinj të këtillë, si dhe aroma elektrike”, pohoi Ashley Henry.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button