Teknika e cila ju vë në gjumë brenda 1 minute?

Quhet “teknika e frymëmarrjes 4-7-8” dhe është realizuar nga Dr. Andrew Weill nga Arizona, i cili përshkruan këtë metodë të inspiruar nga joga si “krejtësisht të thjeshtë, nuk harxhon kohë, nuk kërkon pajisje dhe mund të bëhet kudo.

Dr. Weill pohon se frymëmarrja 4-7-8 mund të ndihmojë njerëzit të bien në gjumë për vetëm 60 sekonda, duke vepruar si një “qetësues natyral për sistemin nervor”, që redukton stresin dhe tensionin në trup.

1. Para se të filloni, vendosni majën e gjuhës tek qiellza e gojës, mbi dhëmbët, dhe vazhdoni ta mbani ashtu gjatë gjithë kohës.

2. Nxirrni frymë të zëshme me gojë.

3. Mbyllni gojën dhe merrni frymë ngadalë dhe qetë përmes hundës duke numëruar me mendje deri në katër.

4. Mbani frymën dhe numëroni deri në shtatë.

5. Më pas, nxirreni frymën zëshëm përmes gojës për tetë sekonda në një frymënxjerrje të vetme.

6. Tani sërish merrni frymë dhe përsëriteni këtë teknikë tri herë për katër frymëmarrje-frymënxjerrje. Kjo teknikë e frymëmarrjes ju ndihmon të merrni më shumë oksigjen, relakson sistemin nervor parasimpatik dhe nxit një gjendje qetësie.

Ndihmon në ribalancimin e sistemit nervor, i cili mund të mbistimulohet gjatë periudhës së stresit. Ju ndihmon të shkëputeni nga mendimet e përditshme që mund t’ju prishin gjumin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button