Zhernovski: Ta demontojmë këtë sistem të kalbur të Gruevskit

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski në Facebook ka shkruar:

“Megalomanizmi i përmendoreve grandioze është veçori e çdo autokrati.

“Ne ndërtojmë”, “ne kemi projekte!”-ishin porositë e qeverisjes dhjetëvjeçare të, tanimë të ikurit, Nikolla Gruevski. Mu me ato porosi e ka helmuar popullin, i cili megjithatë, dështimet e Gruevskit, më së shpeshti i ka arsyetuar me “Mirë, nuk është më së mirë, megjithatë diçka po ndërtohet!”, njofton Portalb.

Kjo ide, padyshim, e ka sjellë “Maqedonisë i duhet ideja jote”. Dhe kështu, dikujt iu ka kujtuar të ketë, amfiteatër të madh. Gruevski atë e ka kuptuar si ide të shkëlqyer për ndërtim të ri dhe… për tender të ri.

Por, është e dhimbshme e vërteta që fshihet pas ndërtimeve. Strategjia ndërtuese e të larguarit “udhëheqës”, në bazë ka dy qëllime. Qëllimi i parë është që nëpërmjet provizioneve të mëdha, të mbledhë kapital të madh dhe para të popullit me të cilat do të qëndrojë në pushtet. Përderisa të ndërtohet fakultete të reja, po shemben sistemi arsimor. Përderisa sjellë pajisje të re për shëndetësinë, po shembet sistemi shëndetësor, i cili është më i keqi në Evropë. Përderisa u ndërtohen fabrika investitorëve të huaj, në fakt me paratë tona, po shembet kualiteti i jetesës dhe dinjitet të qytetarëve. Përderisa ndërtohen ndërtesa administrative sipas stilit barok, administrata pasurohet me 100.000 të punësuar!  Tjetrën vazhdojeni ju…

Pas 10 vjetëve, mjaft më!

Maqedonisë i duhet rrugë e re. Na duhet strategji me të cilën do të ndërtohen përsëri institucionet. Na duhen reforma për shërbime kualitative shtetërore dhe jo projekte për ndërtesa baroke jo-kualitative. Na duhen reforma me të cilat që në thelb do ta ngrisim kualitetin e jetesës, dhe jo projekte për ngritjen e përmendoreve që nuk na duhen. Na duhet politikanë të cilët përsëri do të ndërtojnë lidhje të shëndosha ndërnjerëzore, dhe jo të tillë që e shembin bashkëjetesën në vendin tonë. Na duhet shoqëri  e drejtë, me mundësi të barabarta, dhe jo shtet privat i një familjes. Për të gjitha këto që të ndodhin, fillimisht duhet ta demontojmë këtë sistem të kalbur, i cili 10 vjet e çon mbrapa Maqedoninë!

Ndryshimet janë para nesh, po afrohen. E duan atë apo a jo”, shkruan Zhernovski, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button