Një truk i thjeshtë (por pak i çuditshëm) për të trajtuar buzët e plasaritura

Furçat e dhëmbëve, pastruesit e ndryshëm apo edhe bustinat e çajit: për të eliminuar plasaritjet e buzëve gjatë dimrit, shumë prej nesh kanë provuar pothuajse gjithçka. Por ka një zgjidhje gjeniale për të cilën ende nuk keni dëgjuar, që nuk ka asnjë kosto.

Ajo që ju duhet: Një ngjitës transparent. Me siguri e keni një në tavolinën tuaj të punës Çfarë duhet të bëni: Mbështilleni një pjesë të ngjitësit rreth gishtit tregues për të krijuar një rreth. Pjesën ngjitëse të tij kalojeni disa herë mbi buzë për të hequr pjesët e prishura të lëkurës së buzëve.

Përsëriteni disa herë. Përse funksionon: Pjesa ngjitëse heq butësisht pjesët e prishura të lëkurës së buzëve pa e dëmtuar atë. Është një zgjidhje brilante për rastet kur keni buzë të thata dhe është metodë më pak agresive se një furçë, e cila shkakton dhe dëmtim të lëkurës.

Këshillë: Pas këtij procesi lyejini buzët me një vaj hidratues (i cili ka më shumë efekt se një balsam) dhe lëreni të përthithet për disa minuta para se të aplikoni buzëkuq apo lip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button