Ky është 18-vjeçari shqiptar i vrarë nga Siri (Foto)

Një tjetër i ri shqiptar është vrarë gjatë luftimeve në Siri. 18-vjeçari Ernad Hysenaj, nga Hoti i Plavës, ka humbur jetën në janar të këtij viti. Nuk dihet sesi ai u josh nga militantët e ISIS-it, për t’u bërë pjesë e tij. Njoftimi për ndarjen nga jeta të adoleshentit, u bë nga miq e të afërm të tij në rrjetet sociale.

Këta të fundit thonë se, Ernadi më herët shkoi të jetonte në Bohum të Gjermanisë, nga ku dhe mendohet të jetë rekrutuar nga grupe të fshehta, të cilët merren me gjetjen e xhihadistëve të rinj që luftojnë në emër të Shtetit Islamik, raportojnë mediet shqiptare. Ata që e njohin, thonë se familjarët nuk dinë asgjë lidhur me rrethanat që e kanë bërë të riun të jetë pjesë e xhihadistëve në Siri, përveç mbërritjes së lajmit se Ernadi u vra në luftime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button