Shqiptarët po ikin vetë nga Gjermania

Pas irakianëve, janë shqiptarët që kërkojnë të kthehen nga Gjermania në vendin e tyre të origjinës.

Siç raporton revista “Der Spiegel”, ka një valë kthimesh nga vendet e Ballkanit. Janë në qindra, shqiptarët që nisen çdo ditë, kryesisht nga aeroporti i Frankfurtit, të cilët largohen për të shmangur kërcënimin dhe bllokimin e udhëtimit në zonën Shengen.

Në rast se qëndrojnë në Gjermani, ata rrezikojnë deportimin dhe ndalimin e udhëtimeve në vendet e Europës.

Prej muajsh, Gjermania ka deportuar mijëra shqiptarë, ndërkohë që numri i atyre që mendojnë të udhëtojnë drejt këtij vendi ka rënë ndjeshëm.

Janë rreth 770 mijë kërkesa për azil, në pritje për shqyrtim, në Gjermani. Kreu i Zyrës Federale për Migracionin dhe Azilin, Frank Jyrgen Vajse bën publik planin për të zgjidhur sa më shpejt problemet burakratike.

Ai flet për qendrat e pritjes dhe përgjigjet që dalin brenda pak ditësh, si psh. në rastin e azilkërkuesve që vijnë nga Shqipëria, i cilësuar një vend i sigurt origjine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button