PD: Rama të mos heshtë për kërcënimin e deputetit të tij

Partia Demokratike i kërkoi Edi Ramës të mbajë një qëndrim ndaj denoncimit që deputeti Eduard Ndocaj i bëri vëllait të ish –deputetit Arben Ndoka, se e ka kërcënuar me jetë.

“Prej dy ditësh, ka një denoncim publik se brenda partisë së tij, deputeti socialist Eduart Ndocaj është kërcënuar me jetë nga njerëzit që Edi Rama u ka besuar degën e Partisë Socialiste të Lezhës.Deputeti i Ramës ka denoncuar publikisht se kërcënimi me jetë i ka ardhur nga kordinatori i Edi Ramës për Partinë Socialiste të Lezhës, Arben Ndoka, i cili, pavarësisht se beteja jonë për dekriminalizimin e nxori jashtë parlamentit, vazhdon me të njëjta metoda kriminale të drejtojë në emër të Edi Ramës partinë e Lezhës. E turpshme është retorika e Ramës me të rinjtë për partinë e për vlerat, kur ai e ka inkriminuar atë në qelizë, kur nuk gjen kohë të mbajë një qëndrim për faktin se deputeti i tij kërcënohet me jetë nga kordinatori i tij”, tha zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat.

Sipas PD, Danditë e trafikantë të njohur kanë nën kontroll Partinë Socialiste në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë e shumë qytete të tjera. Këta njerëz – thuhet në deklaratën e PD – kanë në dorë jo vetëm partinë, por edhe emërimet e tenderimet dhe nuk jnë socialist e përfaqësues të socialistëve të ndershëm, por thjesht kriminelë që përfaqësojnë Edi Ramën.

PD i bëri thirrje prokurorisë ta hetojë këtë rast me profesionalizëm e pa ndikim politik, pasi denoncimi i kërcënimit me jetë tashmë është bërë publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button